Jeta në Kosovë diskuton për 4-vjetorin e Pavarësisë
Sonte, Jeta në Kosovë debaton se cilat janë të arriturat dhe cilat janë ngecjet në 4-vjetorin e shtetit të Kosovës?
Cilat janë të arriturat në politikën e jashtme e cilat janë ngecjet? A ka pasur zhvillim ekonomik gjatë këtyre 4 vjetëve?
Si i shohin zhvillimet politike dhe ekonomike përfaqësuesit e shoqërisë civile?
Për të diskutuar për këto tema Jeta Xharra ka ftuar:
Arbër Vllahiu – këshilltar polik për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, Presidenca e Kosovës;
Lumir Abdixhiku – Drejtor Ekzekutiv, RIINVEST;
Besa Shahini – Iniciativa Evropiane për Stabilitet.
BIRN transmeton edhe reportazhin që tregon se çfarë vlerësimesh japin qytetarët për 4-vjetorin e shtetësisë së Kosovës.
Ndërsa krejt në fund, gazetari Muhamet Hajrullahu ka intervistuar imamin e Xhamisë së fshatit Restelicë të komunës së Dragashit, Shaban Haxhi, i cili flet për tragjedinë e Restelicës.