Jeta në Kosovë diskuton për Ligjin për Vlerat e Luftës

Sonte Jeta në Kosovë debaton se çfarë po ndodhë me ligjin për kategoritë e dala nga lufta? Pse ky ligj po kontestohet nga shoqatat e veteranëve? Çka thonë në Qeveri, çka në Kuvend e çka thonë veteranët?

A mund të përballojë buxheti i Kosovës një listë të veteranëve, për të cilën të gjithë pajtohen se është e fryrë dhe joreale.

Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Fadil Racaj – Drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale;

Flora Brovina – Deputete dhe anëtare e Komisionit parlamentar për shëndetësi;

Xhavit Jashari – Shoqata e familjeve të dëshmorëve;

Time Kadriaj – Deputete dhe anëtare e komisionit parlamentar për shëndetësi;

Xhevdet Qeriqi – Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave të Luftëtarëve – UÇK.