Jeta në Kosovë diskuton për bordet e ndërmarrjeve publike
Këtë të enjte, Jeta në Kosovë transmeton debatin, për performancën e bordeve të ndërmarrjeve publike.
Pse anëtarëve të ndërmarrjeve publike iu është vazhduar mandati edhe për një kohë?
Sa janë të politizuara këto borde, dhe a ka emërime e punësime, në baza partiake?
Çfarë po ndodhë me bordin Ujësjellësit “Radoniqi” në Gjakovë? Kush po e konteston kryeshefin e ri, dhe pse?
Për të diskutuar për këto çështje, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Gani Koci – zv.ministër i Zhvillimit Ekonomik;
Lutfi Zharku – ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë;
Lorik Bajrami – nga OJQ Çohu dhe
Shkamb Qavdarbasha – nga OJQ INDEP.
Në kuadër të emisionit, BIRN transmeton reportazhin e gazetares Edona Musa që tregon se pse nga disa ish-anëtarë të bordit të “Radoniqit” nuk po pranohet drejtori i ri.
BIRN gjithashtu transmeton edhe reportazhin që tregon se sa fëmijë do të shkojnë për shërim me fondet e mbledhura në Gala Mbrëmjen e 1 Dhjetorit 2011, të organizuar nga shoqata bamirëse “Nëna Terezë” dhe Jeta në Kosovë.