Basketboll, Foto: FBK

Ndeshja Trepçë – Prishtinë, lëndohet nga tifozët një zyrtar policor

Ndeshja e mbrëmshme e basketbollit në mes dy klubeve Trepça dhe Prishtina përfundoi me një situatë tensionuese.

Fitorja e KB Trepça bëri që disa prej tifozëve të gjuajnë gjësende të forta në drejtime të ndryshme.

Në mesin e këtyre gjësendeve kishte edhe ulëse të palestrës, e si pasoj e kësaj një zyrtar policor pësoi edhe lëndime trupore.

Siç është thënë në raportin e Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Prishtinë më 25.04.2024 në 20:40h.

Po ashtu është njoftuar se polici i lënduar ka pranuar tretman mjekësor e se rasti po hetohet nga njësitet përkatëse.