Tentim vrasje në Dragash

Tentim vrasje në Dragash - FOTO

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur të premten, më 26.04.2024 në qytetin e Dragashit.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Faton Alija.

Alija ka konfirmuar se një person është plagosur në këtë rast dhe se i dyshuari është arrestuar.

“Po ka ndodhur, është arrestuar i dyshuari dhe është një i plagosur” – tha ai.

Tutje Alija ka shtuar se i plagosuri është duke pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Tentim vrasje në Dragash
Tentim vrasje në Dragash