Drejtësia në Kosovë diskuton për kushtet e punës në Policinë e Kosovës

Këtë të diel, “Drejtësia në Kosovë” transmeton pjesën e dytë të emisionit për parregullsitë në Policinë e Kosovës.

Cilat pajisje u mungojnë momentalisht policëve të Kosovës. Pse eprorët e Policisë së Kosovës vozisin veturat e reja, ndërsa veturat e përdorura ua japin në shfrytëzim policëve të patrullës?

Me çfarë veturash shkojnë në shtëpi eprorët e PK-së?

Gjatë emisionit do të trajtohen edhe problemet sociale të Policisë së Kosovës.

Pse shteti i Kosovës garanton dëmshpërblim prej vetëm 2000 eurosh për policin i cili e ka humbur jetën në detyrë?

Si jetojnë familjet e policëve të rënë në detyrë?

Çfarë tretmani ka për policin e lënduar gjatë detyrës zyrtare? Pse këta policë nuk marrin dëmshpërblim?

Gjatë emisionit shikuesit do kenë mundësinë të ndjekin edhe deklaratat e policëve të Kosovës për sa i përket punës së sindikatës së Policisë së Kosovës.

Pse policët thonë se nuk kanë sindikatë?  A ka policë të cilët po japin dorëheqje nga sindikata e PK-së për shkak të pakënaqësisë me të?

Për t’i trajtuar këto çështje gazetari Kreshnik Gashi në kushte anonimiteti ka intervistuar katër policë të Kosovës, dhe: 

Naim Rexha, nga Drejtoria Qendrore e Policisë së Kosovës;
Shaban Tasholli, nga Sindikata e Policisë së Kosovës;
Mazllum Bajraktari, polic i lënduar në detyrë;
Behar Selimi, ish drejtor i Policisë së Kosovës;
Ismet Rrustolli, vëlla i policit të rënë në detyrë.

Në fund, ndiqni rubrikën ‘Policia’ me aksionet e drejtpërdrejta të Policisë së Kosovës.

“Drejtësia në Kosovë” çdo të diel në ora 21:00 dhe repriza të mërkurën në mesditë.