Drejtësia në Kosovë diskuton për rrëmbimin e një qytetari në Prizren - Pjesa e dytë

Këtë të diel në ora 21:00, “Drejtësia në Kosovë” transmeton pjesën e dytë të  emisionit për rrëmbimin e një qytetari të Prizrenit.

Si iu ndërpre masa e paraburgimit dy të arrestuarve të fundit Leonard Veshalli dhe Shukri Krasniqi?
Çfarë rrëfen Leonard Veshalli pas daljes nga burgu? Kush e kishte detyruar që të dëshmoj kundër Shukri Krasniqit?
A kishte Policë të implikuar në këtë rast? Si u keqtrajtua Leonardi edhe gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e DKKO-së?
Çfarë reagimi pati Shukri Krasniqi, pas daljes së tij nga burgu? Çfarë kërkon ai nga Policia dhe Prokuroria?
Si i dëgjoi Policia të shtënat me armë zjarri, ndaj Hidajet Gashit? Pse u mbajt i dyshuari vetëm 48 orë për këtë vepër penale?

Për të diskutuar lidhur me këto çështje, hulumtuesi Petrit Kryeziu ka intervistuar:

Leonard Veshalli, i liruar nga paraburgimi;
Shukri Krasniqi, i liruar nga paraburgimi;
dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Në fund të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton aksione të drejtpërdrejta të Policisë së Kosovës.