Ilustrim

Ferizaj – Arrestohet pas një viti një i dyshuar për dhunim seksual

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunim” në Ferizaj.

Sipas Policisë, i dyshuari ka rënë në pranga më 18.04.2024 ndërsa rasti ka ndodhur para një viti, në prill të vitit 2023.

PK njoftoi se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.