Jeta në Shtërpcë, Vushtrri dhe Gjilan

Këtë të shtunë nga ora 23:15, do të ndiqni debatin komunal ‘Jeta në Shtërpcë’

Kryetari i komunës Bratisllav Nikolliq flet përballë qytetarëve dhe opozitës të kësaj komune. A i ka realizuar premtimet që i ka dhënë kryetari i komunës?

Ndërsa të dielën  nga ora 21:00 ndiqni debatin komunal ‘Jeta në Vushtrri’

Kryetari i komunës Bajram Mulaku, përballë opozitës dhe qytetarëve përgjigjet se sa i ka realizuar premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore. Çfarë thotë opozita për transparencën, korrupsionin dhe buxhetin komunal.

Të hënën nga ora 21:30 do të ndiqni debatin komunal ‘Jeta në Gjilan’.  Qemajl Mustafa kryetar i komunës përgjigjet në pyetjet e qytetarëve, shoqërisë civile dhe opozitës se sa i ka realizuar premtimet që i ka dhënë?

BIRN gjithashtu transmeton edhe reportazhe për secilën komunë që analizon se sa i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë kryetari i komunës.