Jeta në Kosovë interviston Jakup Krasniqin dhe debaton për zgjedhjet brenda partiake

Këtë të enjte në Jeta në Kosovë transmeton intervistën me ushtruesin e detyrës së presidentit të Kosovës Jakup Krasniqin për zhvillimet e fundit politike si dhe përfaqësues të partive politike diskutojnë për zgjedhjet brenda partiake.

A i kanë mbajtur partitë politike zgjedhjet e brendshme para se të hyjnë në zgjedhjet e reja në Kosovë?
A ka demokraci të brendshme në PDK, LDK, AAK, AKR?
Kush janë kandidatët për kryetar të LDK-së?
Kush mund të jetë kundërkandidat i Hashim Thaçit në PDK?
A ka kriza të brendshme në LDK, PDK, AAK dhe AKR?

Për të diskutuar për këto, mysafirë të Muhamet Hajrullahut në studio do të jenë:
Ramë Buja nga PDK,
Ismet Beqiri nga LDK,
Ibrahim Makolli nga AKR dhe
Burim Ramadani nga AAK.

Gjatë emisionit, gazetarja Edona Musa tregon se çka mendojnë analistët politik në Kosovë në lidhje me zgjedhjet brenda partive politike dhe demokracinë brenda partiake.

Në fund, ndiqeni reportazhin e gazetarit Alban Selimi për rëndësinë e gjidhënies për shëndetin e fëmijëve dhe nënave.

Jeta në Kosovë çdo të enjte në 20.20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.