Jeta në Kosovë diskuton për Reformën Kushtetuese

Sonte Jeta në Kosovë transmeton debat për reformën kushtetuese.

Ku ka arritur procesi i reformës kushtetuese? Çfarë rregullash do të ketë zgjedhja e Presidentit të vendit? A mund t’i ketë presidenti dy shtetësi? A do të kemi për herë të parë zëvendëspresident? Ku duhet të betohet Presidenti? Sa nënshkrime duhet të ketë një kandidat për t’u kandiduar për postin e Presidentit? Cila është mosha e lejuar për kandidaturë?

Për të diskutuar për këto dhe çështje të tjera që janë ngritur në lidhje me reformën kushtetuese, Jeta Xharra ka ftuar:

Arsim Bajrami, kryetar i komisionit për reformë kushtetuese;

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës;

Krenar Gashi, nga instituti KIPRED;

Fisnik Korenica, nga grupi për Studime Politike dhe Ligjore.

Emisioni Jeta në Kosovë sonte transmetohet duke filluar nga ora 21:00