Jeta në Rahovec dhe Gjakovë

Këtë të mërkurë, nga ora 21:30 ndiqni debatin komunal “Jeta në Rahovec”.
Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit përgjigjet në pyetjet e qytetarëve, opozitës dhe shoqërisë civile për premtimet që i ka dhënë.

Ndërsa, të enjten nga ora 20:30 ndiqni debatin komunal “Jeta në Gjakovë”.
Kryetari i komunës Pal Lekaj flet premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore. Çfarë thotë opozita për punën e tij, e çfarë shoqëria civile? Çka e pyesin qytetarët kryetarin e Gjakovës Pal Lekaj?

BIRN gjithashtu transmeton edhe reportazhe për secilën komunë që analizon se sa i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë kryetari i komunës.