Gjashtë persona u raportuan të zhdukur brenda 24 orëve në Kosovë
Katër persona, në katër qytete të ndryshme në Kosovë u raportuan si të zhdukur në 24 orët e fundit (18.03.2024) në Polici.
Në Gjilan, një grua, është raportuar e zhdukur nga burri më të cilin bashkëjeton.
Raportuesi ka thënë se viktima me të cilën kanë 3 fëmijë është larguar nga shtëpia më 17.03.2024 dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Në fshatin Përçevë të Klinës, një burrë ka raportuar se që nga 02.03.2024 nuk di asgjë për vendndodhjen e gruas dhe dy vajzave të tij.
Raportuesi ka deklaruar se gruaja dhe dy vajzat në datën e cekur kishin shkuar tek familjarët në Tiranë, dhe që nga atëherë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Në Pejë një shtetase e Serbisë, ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia më 18.03.2024 dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Në fshatin Brodosanë në Dragash, djali ka raportuar në Policinë e Kosovës së nëna e tij ka dal nga shtëpia më 18.03.2024 por që nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.