Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur

Këtë të enjte, “Jeta në Kosovë” transmeton debatin për rolin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, ICO, për këto katër vjet në Kosovë. Për çka mbahet mend ICO-ja në Kosovë? Sa e ka përdorur autoritetin e tij ekzekutiv, shefi i këtij misioni, Piter Feith.

A po përfundon mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës në shtator dhe çfarë do të ndodhë me misionet e tjera ndërkombëtare në vend?

Çfarë thonë në qeveri, e çfarë vlerësimesh japin partitë opozitare e shoqëria civile? Cilat janë të arritur, e cilat dështimet e ICO-së, gjatë mandatit të saj? A ka Kosova kapacitete të funksionojë si shtet sovran?

Për të diskutuar për këto çështje, nga Muhamet Hajrullahu janë ftuar:
Petrit Selimi – zv.ministër i Punëve të Jashtme;
Robert Vilton – drejtor për Çështje të Politikave, ICO;
Vjosa Osmani – deputete, LDK;
Shpend Ahmeti – nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje;
Fisnik Korenica – Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

BIRN-i gjithashtu, transmeton një reportazh që trajton gjerësisht problemin e të sëmurëve me kancer në Kosovë.

“Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte, nga ora 20:20, dhe ritransmetohet  të nesërmen në mesditë.