Jeta në Fushë Kosovë dhe Pejë

Këtë të Shtunë nga ora 23:15, do të ndiqni debatin komunal ‘Jeta në Kllokot’

Kryetari i komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq flet përballë qytetarëve të kësaj komune. A i ka realizuar premtimet që i ka dhënë kryetari i komunës?  Cilat janë vlerësimet e opozitës e cilat të qytetarëve?

Ndërsa të dielën nga ora 21:00 ndiqni debatin komunal ‘Jeta në Fushë Kosovë’.

Kryetari i komunës Burim Berisha përballë opozitës dhe qytetarëve përgjigjet se sa i ka realizuar premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Të hënën nga ora 21:30 do të ndiqni debatin komunal ‘Jeta në Pejë’.  Çfarë thotë kryetari Ali Berisha e çfarë opozita, shoqëria civile dhe qytetarët.

BIRN gjithashtu transmeton edhe reportazhe për secilën komunë që analizon se sa i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë kryetari i komunës.