Jeta në Podujevë dhe Prizren

Këtë të mërkurë nga ora 23:15, do të ndiqni debatin komunal ‘Jeta në Podujevë’

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu flet përballë qytetarëve të kësaj komune. Cilat janë vlerësimet e opozitës e cilat të qytetarëve për problemet në këtë komunë? A i ka realizuar premtimet që i ka dhënë kryetari i komunës?

Ndërsa të enjten  nga ora 20:30 ndiqni debatin komunal ‘Jeta në Prizren’.

Kryetari i komunës Ramadan Muja përballë opozitës dhe qytetarëve përgjigjet se sa i ka realizuar premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore. Çfarë thotë opozita për transparencën, korrupsionin dhe buxhetin komunal.

BIRN gjithashtu transmeton edhe reportazhe për secilën komunë që analizon se sa i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë kryetari i komunës.