Kosova dhe Ndryshimet Klimatike

Qasje strategjike ndaj konferencës së Kopenhagës mbi ndryshimet klimatike 2009. Dhjetorin e kaluar, përfaqësuesit e rreth 192 shteteve u mblodhën në Kopenhage të Danimarkës në Konferencën e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike (UNFCCC) me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje mbi protokollin i cili do të përcaktonte atë se si bashkërisht do të mund ti luftonin ndryshimet klimatike. Kjo do ta zëvendësonte Protokollin e Kiotos, i cili skadon në vitin 2012 dhe do ti korrigjonte mangësitë. Ky raport vë në dukje pozitën e Kosovës kundrejt ndryshimeve klimatike dhe përcakton një strategji të mundshme me reference ndaj kornizës UNFCCC dhe Kopenhagës.