Javën e kaluar u arrestua për dhunë në familje, më 26 prill përfaqëson Kosovën në kampionin Evropian në xhudo

Xhudisti Akil Gjakova do të jetë pjesë e ekipit përfaqësues të Kosovës që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Xhudos për Senior në Zagreb të Kroacisë, që mbahet nga 25 deri me 27 prill 2024.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Xhudos së Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.

Xhudisti Akil Gjakova është arrestuar më 16.04.2024 nën dyshimin për dhunë në familje dhe u ndalua për 48-orësh.

Por, Gjykata refuzoi kërkesën e Prokurorisë dhe nuk urdhëroi paraburgimin e Gjakovës.

Gjakova i kishte mohuar pretendimet për dhunë në familje dhe kishte kërkuar nga gjykata që të mbrohet në liri dhe mos të shkonte në paraburgim.

Ai këto kërkesa i kishte arsyetuar se për të është e domosdoshme të vazhdonte ushtrimet.

Gjykata Themelore e Pejës i ka shqiptuar Akil Gjakovës masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në distancë prej 50 metra.

Ndryshe, Federata e Xhudos së Kosovës ka bërë të ditur se nga Kosova në Evropianin e Xhudos për do të garojnë: Distria Krasniqi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Dardan Cena (-73 kg), Loriana Kuka (-78 kg).

“Distria dhe Flaka ndeshen ditën e parë kurse ditën e dytë ndeshet Akili dhe Dardani, Loriana ndeshet ditën e tretë. Në këtë kampionat marrin pjesë 47 shtete, me 427 garues, 240 meshkuj dhe 187 femra”- thuhet në njoftim.

Ndërsa, sipas FXHK-së në linkun e mëposhtëm: judotv.com, mund të ndiqen live përtalljet e garuesve kosovarë.

Çka deklaroi në Gjykatë i dyshuari për dhunë në familje, Akil Gjakova?