Jeta në Kamenicë

Sonte do të ndiqni debatin komunal Jeta në Kamenicë. Kryetari i komunës Shaip Surdulli përgjigjet në pyetjet e opozitës, shoqërisë civile dhe qytetarëve se sa i ka realizuar premtimet e dhëna gjatë fushatës. Çfarë thonë opozita dhe qytetarët për problemet në këtë komunë? Debati do të transmetohet në ora 20:30 në RTK.

Të premten nga ora 23:15 do të ndiqni debatin komunal “Jeta në Han të Elezit”.
Kryetari i komunës Rufki Suma, diskuton përballë opozitës dhe qytetarëve për problemet në këtë komunë të re.

Ndërsa të dielën me  8 korrik,  do të ndiqni debatin komunal Jeta në Lipjan, në ora 21:00.
Kryetari i komunës Shukri Buja flet për problemet e kësaj komune, ndërkaq opozita, shoqëria civile dhe qytetarët po ashtu diskutojnë në këtë debat.

BIRN gjithashtu transmeton  reportazhe që tregojnë se sa janë realizuar premtimet e dhëna nga kryetarët e këtyre komunave.