Jeta në Kosovë diskuton për ristrukturimet politike

“Jeta në Kosovë”, sonte diskuton për ristrukturimet politike. Çfarë po ndodhë me skenën politike në vend? A ka krizë institucionale? Si reflektojnë përçarjet publike ndërmjet zyrtarëve të PDK-së në koalicionin qeverisës?

Ai i ka koalicioni votat e sigurta në Kuvend? A mund të ketë zgjedhje të reja dhe cilat janë kombinimet politike të cilat mund të priten në javët, apo muajt në vijim?

Çka po ndodhë brenda përbrenda partive politike në Kosovë? Cilat janë formulat e mundshme të një koalicioni tjetër në Kosovë?

Për të diskutuar për këto tema, Jeta Xharra ka ftuar:
Bajrush Morina, kryeredaktor, Bota Sot;
Muhamet Mavraj, botues, Epoka e Re;
Arben Ahmeti, kryetar i AGPK-së dhe gazetar, Koha Ditore;
Astrit Gashi, kryeredaktor, Zëri.

Gjithashtu, BIRN-i transmeton reportazhin e gazetares Edona Musa që tregon se kush janë prerësit ilegalë të pyjeve të Kosovës. Çfarë vështirësish kanë rojet e pyjeve në Kosovë dhe nga kush kërcënohen ata?