Një armë "Kallashnikov" - Foto: Ilustrim

Zubin Potok, ish-policit i konfiskohet një kallash

Një ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës i është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë AK-47 dhe disa pjesë të uniformës së policisë.

Rasti ka ndodhur në Zubin Potok më 27.03.2024.

Policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.