Katër raste të dhunës në familje raportohen në Polici në 24-orët e fundit

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit dhe ka arrestuar disa të dyshuar lidhur me këto raste.

Në Lipjan më 18.03.2024 një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Policia ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- ka njoftuar Policia.

Ndërsa në Istog dy të dyshuar, babë e djalë pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë përleshur mes vete. Rasti ka ndodhur më 18.03.2024. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia.

Kurse në Rahovec një burrë ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se ishte sulmuar nga bashkëshortja. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 18.03.2024.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Gjakovë një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij duke e larguar nga shtëpia.

“Viktima ka qenë e shqetësuar dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”- ka njoftuar Policia.

Ndërsa është bërë e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.