Jeta në Kosovë debaton për zhvillimet e fundit politike në vend

Sonte, Jeta në Kosovë transmeton debatin me përfaqësuesit e partive politike të cilët flasin për zhvillimet e fundit politike në vend.

Kur do të mbahen zgjedhjet Parlamentare? Cili është qëndrimi i PDK-së, LDK-së dhe partive të tjera në lidhje me zgjedhjet? Si po menaxhohet kriza institucionale në Kosovë dhe si po shkon përgatitja për zgjedhje? A është i gatshëm Komisioni Qendror Zgjedhor të organizojë zgjedhje parlamentare sivjet? Kur do të kemi qartësi politike në vend?

Për këto dhe zhvillimet tjera politike në vend mysafirë të Jeta Xharrës në debat do të jenë:

Lutfi Haziri, LDK

Bajram Rexhepi, PDK

Ilir Deda, FER

Glauk Konjufca, Vetëvendosje

Në kuadër të debatit do të transmetohet gjithashtu edhe analiza e gazetarit Muhamet Hajrullahu, për atë se si ka funksionuar koalicioni PDK-LDK gjatë tri viteve të qeverisjes dhe çfarë thonë gazetarët për këtë koalicion.

Ndërsa, gazetarja Edona Musa sjellë reportazhin televiziv për skandalin me barna në QKUK, ku diskutohet për atë se pse nuk u pranuan barnat në vlerë 33 mijë euro nga QKUK dhe kush është fajtor për këtë.