Jeta në Viti, Suharekë dhe Drenas

Këtë të shtunë nga ora 23:15, do të ndiqni debatin komunal “Jeta në Viti”.

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, përgjigjet në pyetjet se sa i ka realizuar premtimet që i ka dhënë? Si e vlerëson opozita dhe qytetarët punën e tij.

Ndërsa të dielën nga ora 21:00 ndiqni debatin komunal “Jeta në Suharekë”.

Kryetari i komunës Blerim Kuçi, përballë opozitës dhe qytetarëve përgjigjet për problemet e kësaj komune.

Ndërsa të hënën me 20 Gusht,  nga ora 21:30 do të ndiqni debatin komunal “Jeta në Drenas”.
 
Kryetar i komunës Nexhat Demaku  përgjigjet në pyetjet e qytetarëve, shoqërisë civile dhe opozitës se sa i ka realizuar premtimet e dhëna.

BIRN gjithashtu transmeton edhe reportazhe për secilën komunë që analizon se sa i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë kryetari i komunës.