Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK. FOTO: AGK/Facebook.
AGK dënon fyerjet e ofendimet e presidentit të klubit Phoenix ndaj gazetarit të sportit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar fyerjet dhe kërcënimet ndaj gazetarit të sportit, redaktorit në Kanal 10, Lorik Gashi që thuhet se janë shkruar nga presidenti i klubit të futbollit Phoenix, Muhedin Ferati.
Sipas bisedave që AGK ka publikuar, këto mesazhe Gashi i ka pranuar pasi që ka shkruar në Facebook për vonesën e pagave për futbollistët dhe problemet financiare në këtë klub.
“Krejt robt ti q***a. Qite si lajm ti q***a krejt familjen. Veq edhe ni fjal po ta them po se hjeke postimin e rrejshem ateher kom me te befasue” – shkruan në një pjesë të mesazheve.
AGK-ja ka dënuar fuqishëm këtë gjuhë fyese dhe kërcënimin e ka ftuar organet e Federatës së Futbollit të Kosovës që të reagojë dhe Policinë e Kosovës që të merret me rastin.