Letër nga: Sylë Ukshini

I nderuar z. Abazi,

Rasti i burgosjeve arbitrare të shqiptarëve nga autoritetet policore të Serbisë tregoi se ky shtet ende nuk është shkëputur nga sjellja represive ndaj shqiptarëve, qofshin ata në Luginën e Preshevës apo që vijnë nga shteti fqinjë, Republika e Kosovës. Në kuadër të kësaj qasje destruktive të kreut shtetëror serb duhet pare edhe burgosjen e kreut të sindikatës së pavarur të metalpunuesve kosovarë, Hasan Abazi. Pas angazhimeve dhe presioneve diplomatike të Ministrisë së Republikës së Jashtme, përkatësisht angazhimit permanent të ministrit Enver Hoxhaj, komunikimit të vazhdueshëm me institucionet më të rëndësishme evropiane dhe ndërkombëtare, Serbia u detyrua që ta lironte Hasan Abazin, por duke kërkuar një kaucion prej 20,000 eurosh në Gjykatën e Vrajës, një veprim po ashtu arbitrari cili të kujton veprimet antiligjore të kohës së reagjimit të Milosheviqit. Fundja, kjo nuk paraqet befasi pasi Daciqi ishte dhe është reprezentues i atij regjimi që është përgjegjës për gjenocidin në Kosovë dhe luftërat tjera në territorin e ish-Jugosllavisë. Por, përkundër angazhimeve të MPJ-së së Kosovës, z. Abazi, , tekpas lirimit të prindit Tuaj bëtë një sërë akuzash në adresë të Qeverisë së Kosovës, sikur babai i Juaj të ishte burgosur nga autoritetet e Kosovës dhe jo nga Serbia. Pse Ju deri në ditën e lirimit nuk thatë asnjë fjalë në shtypin vendor lidhur me burgosjen e babait të Tuja në Serbi, përse Ju nuk bëtë asnjë akuzë ndaj regjimit të Tadiqit dhe Daciqit?

Por, mbi të gjitha përse z. Abazi nuk bëtë të ditur se unë, në emër të Ministrisë së Jashtme dhe të ministrit Hoxhaj, ju kam kontaktuar dhe jam informuar drejtpërdrejt nga Ju për rrethanat e burgosjes së prindit të Tuaj. Nga Ju jam informuar se autoritetet shtetërore të Serbisë kishin ngritur ndaj prindit të Tuaj akuzën absurde për “spiunazh” dhe për “krime kundër Kushtetutës dhe sigurisë së Republikës së Serbisë”, sipas nenit 315 të Kodit Penal të Serbisë. Pas këtyre informacioneve, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme diplomatike tek qendrat ndërkombëtare, duke u bërë atyre të ditur se regjimi aktual serb nuk është i interesuar për zbatimin e marrëveshjeve në Bruksel për lëvizje të lirë. Këto veprime janë bërë përmes kanaleve diplomatike dhe pa ndonjë bujë mediale. Nga ana tjetër, keni qenë vetë Ju z. Abazi, që përmes telefonit, më keni kërkuar që çështja e babait të Tuj të mos të bëhet shumë temë mediale, pasi kjo mund të komplikonte çështjen dhe se Taqi mund të bie në pozita të vështira.

Prandaj, akuzat Tuaja në adresë të institucioneve të Kosovës vetëm pas lirimit të prindërit Tuaj, Hasan Abazi, dhe sidomos fshehja e fakteve të lartshënuara, thënë më së buti, nuk është aspak korrekte dhe as e sinqertë, është një nihilizmi ekstrem dhe një keqdashje ndaj institucioneve të atdheut të tij të lirë, për të cilin janë flijuar breza të tërë. Pozicioni ekstrem anti-qeveri, edhe atëherë kur Ju nuk kenitë drejtë, edhe atëherë kur ajo angazhohet për prindin e Tuaj, nuk të bënë as “modern” as “opozitar” të vërtetë, bile as të “famshëm”. Në deklaratën e Tuaj z do të duhej të nënvizonit faktin që jeni kontaktuar nga MPJ dhe se ky institucion ka bërë të gjitha përçapjet diplomatike lidhur me lirimin e babait të Tuaj nga burgu i Serbisë së Tadiqit dhe si rrjedhim kritikat e Tuaja do të duhej të adresoheshin në drejtim të Beogradit dhe jo të Prishtinës. Autoritetet e Autoritetet e Kosovës në rastin e babait Tuaj kanë ndërmarrë të gjitha veprimet politike dhe diplomatike tek qendrat ndërkombëtare të vendosjes nga ana e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës.

Me nderime,
Sylë Ukshini,
Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë