Vdes ish gazetari Arben Rugova

Ish gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova ka vdekur në moshën 52 vjeçare.

Lajmin mortor e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën me datën 18 mars 2024 në moshën 52 vjeç ndërroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjten me 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi. Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielën me datën 24 mars në Hotel Grand prej orës 9 deri në orën 17:00”- thuhet në njoftim.