Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë organizon trajnim për të gjithë të interesuarit nga radhët e komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas në Kosovë rreth çështjeve që lidhen me media dhe funksionimin e tyre.Ky trajnim organizohet në kuadër të projektit “Mbështetja e BE-së për Implementimin e RAE Strategjisë-EU SIMRAES” i finacuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë dhe i implemenuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur.

Ky trajnim do të përfshijë module të trajnimit në:

1. Përdorim të pajisjeve teknike për televizion, radio dhe media të shkruara (trajnimi do të zgjas 10 ditë);

2. Menaxhim të medieve (trajnimi do të zgjas 4 ditë);

3. Kurs në detyrë për pjesëmarrësit më aktiv të trajnimeve paraprake që do të zgjas 12 javë dhe do të ketë punë praktike me gazetarë të BIRN;

Në kategorinë e parë të trajnimit mund të marrin pjesë të gjithë:

Fotograf, kameraman apo redaktor që kanë punuar apo që aktualisht punojnë në ndonjë televizion apo radio

Të jenë entuziastë dhe të interesuar të marrin njohuri më të thella për funksionimin e medieve dhe përdorimin e pajisjeve për radio, televizion dhe shtyp;

Në kategorinë e dytë mund të marrin pjesë:

Menaxher apo individë të interesuar që të menaxhojnë punën në radio, televizion apo shtyp

Në kategorinë e tretë mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë të cilët:

Duhet të jenë të përkushtuar që të marrin pjesë gjatë gjithë kohës gjatë punës praktike me gazetarë të BIRN, trajnimi do të zgjas 12 javë dhe pjesëmarrësit obligohen të jenë në detyrë 5 ditë në javë nga katër orë në ditë.

Të gjithë pjesëmarrësit duhet:

Të jenë të gatshëm të marrin pjesë në të gjitha sesionet e trajnimit duke qenë se të gjitha sesionet janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën;

Të jenë në gjendje të angazhohen në punë ekipore dhe me intensitet të lartë;

Njohuria e gjuhës angleze është përparësi.

BIRN inkurajon të gjithë të interesuarit veçanërisht gjininë femërore nga radhët e Komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjipas që të aplikojnë dhe të jenë pjesë e këtyre trajnimeve.

Aplikimet do të pranohen deri me 28 Prill 2011 dhe duhet të dërgohen në [email protected] dhe në subjekt duhet të shënohet “Aplikim për trajnim”.