Ilustrim Foto: KALLXO.com

Dyshohet se vrau qenin e fqinjit të tij sepse i hyri në oborr

Një qytetar nga fshati Race i Gjakovës kishte gjetur qenin e tij të ngordhur në oborrin e fqinjit të tij.

I njëjti ka kërkuar ndihmën e Policisë duke thënë se qenin e kishte gjetur të vrarë nga arma e zjarrit.

Pas njoftimit të rastit, i dyshuari kishte thënë në Policisë se qeni kishte hyrë në pronën e tij dhe i kishte sulmuar familjaret.

“I dyshuari me pas ka reaguar duke marrë pushkën e tij të gjuetisë për të cilën posedon leje dhe e ka goditur me një fishekë në drejtim të qenit, duke eliminuar rrezikun. Si pasojë e kësaj, qeni ka mbetur i ngordhur. Arma dhe një gëzhojë janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.