Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Ia vret qenin komshiut pasi i kishte hyrë në oborr

Në fshatin Race të komunës së Gjakovës, një qytetar ka njoftuar Policinë se në oborrin e të dyshuarit kishte gjetur qenin e vrarë nga arma e zjarrit.

Në raportin 24 orësh të policisë të datës 19.03.2024, thuhet se i dyshuari ka njoftuar se qeni i ankuesit kishte hyrë në pronën e tij –në oborr duke ja sulmuar familjarët dhe ia kishte mbytur (ngulfatur) qenin e tij.

“I dyshuari më pas ka reaguar duke marrë pushkën e tij të gjuetisë për të cilën posedon leje dhe ka goditur me një fishek në drejtim të qenit, duke eliminuar rrezikun. Si pasojë e kësaj, qeni ka mbetur i ngordhur. Arma dhe një gëzhojë janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”- thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.