Drejtësia në Kosovë diskuton për tenderët e komunës së Prizrenit që po u jepen financuesve të PDK-së

Këtë të diel në ora 21:00, “Drejtësia në Kosovë” diskuton për financuesit e partive politike dhe keqpërdorimet me tenderë të Komunës së Prizrenit.

Një letër kërcënuese që i është dërguar kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja, është bërë shkas i zbulimit të lidhjeve të fshehta që kanë biznesmenët me politikën. Biznesmenët nga Zhuri, që janë edhe familjarë të kryetarit Ramadan Muja, janë duke e kërcënuar dhe shantazhuar kryetarin që, përmes tenderave të komunës, t’ua kthej paratë që i kanë investuar gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Çfarë marrëveshje të fshehta kishte bërë Ramadan Muja, si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, me disa biznese nga fshati i tij, gjatë fushatës zgjedhore?

Kush e akuzon Ramadan Mujën se i’a ka marrë 50 mijë euro gjatë fushatës zgjedhore, në zyren e kryetarit të Komunës dhe se do t’ia shpaguante këtë investim me dhënie tenderash në emër të komunës?

Çfarë tenderi i kishte premtuar Muja këtij biznesmeni si shpagim për financimin e fushatës?

Pse Ramadan Muja nuk ka pranuar të flasë dhe si u kërcënua se do ta thejë kamerën?

Në cilat restorane janë mbajtur takimet në mes të biznesmenëve dhe përfaqësuesve të PDK-së, gjatë fushatës zgjedhore për kryetar komune, 2009-2010, në Prizren? Kush ka marrë pjesë në këto takime?

Për të diskutuar lidhur me këto çështje, gazetari Kastriot Jahaj ka intervistuar:

Zafir Berisha, ish kryetar i degës së Partisë Demokratike në Prizren;

Sefer Susuri, pronar i kompanisë ndërtimore, “Vëllezërit e Bashkuar”;

Arben Çitaku, sekretar i përhershëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor;

Gani Koci, Partia Demokratike e Kosovës;

Dardan Molliqaj, Vetëvendosje;

Armend Zemaj, Lidhja Demokratike e Kosovës;

Donika Kadaj-Bujupi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;

Merita Mustafa, Instituti Demokratik i Kosovës;

Në fund të emisionit, Drejtësia në Kosovë transmeton aksione të drejtpërdrejta të Policisë së Kosovës.