Ekipi i Fakultetit Juridik të UP-së. Foto: Vjosa Osmani/Facebook

Presidentja uron studentët e Juridikut: Në garë me gati 400 Universitete arriti në top 3-she

Gjashtë studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës kanë arritur të jenë në top 3-shen më të mirë në botë në garë me gati 400 Universitete.

Kështu ka njoftuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila e ka cilësuar këtë si një sukses historik.

“Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Willem C Vis. Ata po ashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur” – tha Osmani.

Tutje ajo tha se kjo ekipë dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka.

“Krenare sa më s’ka” – u shpreh e para e shtetit.

Presidentja shprehu lëvdatë për studentët Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri si dhe trajnerët profesor Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj.