Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Mosmarrëveshje në mes 5 personave në Prishtinë, në vend ngjarje gjendet një gëzhojë e plumbit

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dy viktima.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur në Prishtinë më 24.04.2024 në 23:00h.

Sipas PK-së, dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna me armë zjarri pasi që në vendin ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se dy viktimat dhe njëri prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor.

Tutje është njoftuar se të gjithë personat e përfshirë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon në procedurë hetimore.