Ilustrim Zjarrfikësit e Kosovës, Foto: KALLXO.com

Gjakovë, përfshihet nga zjarri një lokal

Një lokal në Gjakovë është përfshirë nga zjarri si pasojë e një ferteze me vaj në kuzhinë, u raportua rasti në Policinë e Kosovës.

Më pas u dëmtua edhe një pjesë e një lokali tjetër, njofton Policia.

Tutje thuhet se ekipi i policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe ekipi i zjarrfikësve kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk ka ndonjë të lënduar.

Rasti ka ndodhur më datë 17.04.2024 në orën 20:30.