Trafikimi i Qenieve Njerëzore

“Jeta në Kosovë”, këtë të enjte, diskuton për trafikimin e qenieve njerëzore.
A është Kosova vend i origjinës, i transitit dhe i destinimit për viktimat e trafikimit? A po shtohet numri trafikimit të femrave përbrenda Kosovës?

Ku po dështon sistemi në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore?  A ka koordinim të mjaftueshëm për ta ndaluar këtë dukuri?
Sa para i nxjerrin fëmijët që kërkojnë lëmoshë? Kush i detyron ata të dalin në rrugë?

Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Adile Shaqiri – zyrtare e Lartë për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale;
Toger Ramadan Ahmeti – shef i Sektorit Qendror të Hetimeve, Policia e Kosovës;
Burhan Maxhuni – mbrojtës i Viktimave, Prokuroria e Shtetit;
Ariana Qosaj Mustafa – këshilltare Ligjore e UNDP-së, Zyra e Presidencës;
Tahir Kida – udhëheqës i Shërbimit Social, Qendra për Punë Sociale në Gjakovë;
Artur Marku – shef i Zyrës në Kosovë, “Terre des hommes”.

BIRN gjithashtu, ju fton të ndiqni reportazhin e gazetarit Alban Selimi që tregon se çfarë ndryshimesh kanë ndodhur nëpër komuna tre muaj pas mbajtjes së debateve komunale ‘Jeta në Komunë’.
 
“Jeta në Kosovë”, çdo të enjte nga ora 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.