Jeta në Kosovë diskuton për Prishtinën
Nga kjo e enjte, “Jeta në Kosovë” fillon transmetimin e debateve komunale.
Dy vjet pas, ku jemi me premtimet që i kanë dhënë kryetarët e komunave?
Këtë javë do të ndiqni debatin me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa. Gjithashtu në debat flasin përfaqësues nga opozita, shoqëria civile dhe qytetarë të kryeqytetit.
Sa i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë kryetari i Prishtinës? Pse opozita dhe shoqëria civile e kritikojnë atë, për mosrealizimin e këtyre premtimeve?
Krahas kryetarit Isa Mustafa, në debat janë edhe përfaqësuesit e partive politike në Prishtinë, PDK, AAK, AKR dhe Vetëvendosje, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe gazetarë.
BIRN-i gjithashtu transmeton premtimet e kryetarit të Prishtinës dhënë në fushatën zgjedhore në vitit 2009.
Po ashtu, transmetohet reportazhi i përgatitur nga Florent Spahija, që tregon se sa janë realizuar premtimet e dhëna të kryetarit Mustafa.
“Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte me fillim nga ora 20:20. Repriza të nesërmen në mesditë.