Jeta në Kosovë interviston Besim Beqajn dhe Ferid Aganin

Sonte në emisionin Jeta në Kosovë mund të ndiqni intervista me dy ministra të qeverisë së Kosovës, reportazh për problemet e besimtarëve islam të Gjakovës, si dhe rubrikën Rinia në Kosovë.

Jeta Xharra ka intervistuar Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, në lidhje me problemet energjetike të vendit.

Pse nuk ka më Ministri të Energjisë dhe Minierave? Kush vendos për qymyrin në Kosovë, këshilltarët vendor apo ndërkombëtar?

Pas kësaj, BIRN transmeton intervistën e gazetarit Alban Selimi me Ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani.

Cilat janë problemet e vazhdueshme që e karakterizojnë fushën e shëndetësisë në Kosovë? Çfarë po ndodhë me zgjedhjen e drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, QKUK?

Pas intervistave Jeta në Kosovë transmeton reportazhin për problemin e besimtarëve mysliman në komunën e Gjakovës me muzikën e lartë nga një diskotekë e cila po i pengon ritet fetare.

Në fund, BIRN transmeton rubrikën e rregullt Rinia në Kosovë të përgatitur nga të rinjtë për të rinjtë.