Arian Hyseni

Hyseni ka kryer shkollën e mesme në gjimnazin Xhevdet Doda në Prishtinë në vitin 2009.

Interesim për teknologji informative, Hyseni ka shprehur që në moshë të re, ndërsa ka përfunduar kurset CISCO CCNA për t’i zgjeruar edhe më tutje njohuritë në këtë fushë.

Hyseni është angazhuar në BIRN prej shkurtit të vitit 2008 dhe vazhdon të punojë në cilësinë e zyrtarit për teknologji informative. Krahas kësaj Hyseni gjithashtu kujdeset për zërim gjatë xhirimit të emisioneve Jeta në Kosovë.