Mundësi punësimi në BIRN

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në Rajon – BIRN, kërkon gazetarë për edicionin në internet (www.BalkanInsight.com), për të mbuluar lajmet nga fusha politike, sociale dhe ekonomike nga Kosova (një korrespodent nga Prishtina dhe një nga Mitrovica).

Detyrat e këtyre pozitave përfshijnë:

• kronika ditore lajmesh, shkrim analizash dhe hulumtimesh

• shpërndarje tekstesh nëpërmjet rrjeteve sociale në internet

Kandidatët e interesuar duhet të jenë persona dinamikë, të hapur, punëtorë dhe të përkushtuar, që posedojnë veçoritë në vijim:

• së paku pesë (5) vite përvojë si gazetar,

• interesim të veçantë për gazetari në terren,

• njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze (shkrim, lexim, të kuptuar dhe të folur)

• përvojë të punës me media ndërkombëtare,

• njohje të gazetarisë raportuese në internet, interesim në gazetari interneti dhe njohje të metodave të shpërndarjes nëpërmjet faqeve të rrjeteve sociale,

• shkathtësi të larta kompjuteri.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre, një letër motivimi dhe dy referenca nga punëdhënësit e mëhershëm (të gjitha në gjuhën angleze), në adresën e emalit [email protected], më së largu deri më 15 shator 2011.

BIRN inkurajon aplikuesit nga të dy gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë për të gjithë personat e interesuar, pa kurrfarë paragjykimi mbi baza fetare, etnike apo politike.