ILUSTRIM: Substanca narkotike e llojit marihuanë, Foto: Policia e Kosovës

Qytetari nga Fushë Kosova gjen një shishe me marihuanë në podrum, lajmëron Policinë

Një qytetar nga Fushë Kosova ka lajmëruar në Policinë e Kosovës një rast për “Posedim të narkotikëve”.

Qytetari në fjalë, sipas raportit 24-orësh policor, më 28.03.2024 në ora 22:30, kishte gjetur një shishe qelqi të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pas kësaj, qytetari kishte lajmëruar Policinë, dhe njësiti policor më pas kishin dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar substancën e dyshuar narkotike.

Policia ka thënë se substanca në fjalë është peshuar dhe ka rezultuar gjithsej 61.31 gram marihuanë.

Gjithashtu në raport Policia ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.