Jeta në Kosovë debaton me kandidatët për drejtorë të QKUK-së

Këtë të enjte Jeta në Kosovë transmeton debat mes gjashtë kandidatëve për drejtorë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, QKUK.

Cili është vizioni i këtyre kandidatëve për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës? Çka do të bëjnë këta kandidatë për t’i bindur mjekët që t’i përkushtohen më shumë sektorit publik sesa atij privat? Si do të ruhen të hyrat vetanake të QKUK-së? Si do të arrihet decentralizimi i buxhetit të QKUK-së? Mbi cilat baza do të ndërtohet forma e komunikimit në mes të shërbimeve shëndetësore primare, sekondare dhe terciare?

Kandidatët pjesëmarrës në debatin zgjedhor për drejtor të QKUK-së janë:

Afrim Loku – ekonomist,

Engjëll Duzhmani – arkitekt,

Fitim Selimi – kirurg torakal,

Haxhi Avdyli – neurokirurg,

Ramë Miftari – radiolog, dhe

Salih Krasniqi – kirurg.

Pas debatit, BIRN transmeton reportazhin e gazetarit Muhamet Hajrullahu për keqmenaxhimet dhe të metat procedurale në Komisionin e Pavarur për Media dhe Rregullatorin për Ujë dhe Mbeturina, të theksuara nga raporti i auditorit të përgjithshëm.

Gazetari Alban Selimi tregon se si rreth rrotullimi në komunën e Mitrovicës është ndërtuar dy herë brenda katër viteve. Ndërsa në një reportazh tjetër BIRN tregon se ndërtimi i rrugës në paralagjen Arbana që lidh Prizrenin me Gjakovë nuk ka përfunduar as pas dy vjet pune.

Në fund, gazetarja Edona Musa tregon për problemin me kanalizim dhe ujë të pijes në fshatin Banullë të Lipjanit.