Ilustrim
Dyshohet për sulm seksual ndaj një gruaje, arrestohet i dyshuari
19.3.2024 - 10:30
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual në Podujevë.
I arrestuari dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.