Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Një qytetarit i digjet vetura dhe një pjesë e shtëpisë

Një qytetar nga Vitia ka informuar policinë se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri vetura e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se nga djegia e veturës, zjarri ka kapluar edhe një pjesë të shtëpisë së tij.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.