Jeta në Kosovë Diskuton për Integrimin e Strukturave Paralele

“Jeta në Kosovë” do të transmetohet emisioni i radhës “Tema” ku do të diskutohet për aspektin e sigurisë, në veçanti për integrimin e strukturave të sigurisë që kanë funksionuar në kuadër të MUP-it serb si pjesëtarë të Policisë dhe si pjesëtarë të asaj që njihet si “Mbrojtja Civile”.

Përfaqësues nga shoqëria civile në Prishtinë e Beograd do të flasin për atë se sa janë të integruara këto struktura në organet e rendit dhe sigurisë të Kosovës?
Kush janë këto struktura? Çfarë funksionesh kanë dhe sa është numri i personave që kanë këto organizata?
A është arritur ndonjë marrëveshje në Bruksel për integrimin e tyre në Polici, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe organet tjera të sigurisë? Si po shkon integrimi i tyre?

Për të diskutuar për këto tema, Faik Ispahiu ka ftuar:

Florian Qehaja – drejtor, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë;
Valdete Idrizi – aktiviste e Shoqërisë Civile – Mitrovicë;
Maja Bjelosh – hulumtuese, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë;
Isidora Stakiq – hulumtuese, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë.

“Jeta në Kosovë” këtë të enjte do të transmetohet nga ora 20:05.