Ilustrim

Shpërthim në Zveçan, policia jep detaje

Një shpërthim që dyshohet se u shkaktua nga një grantë dore është dëgjuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Zveçan.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com Zëvendësdrejtori i Policisë, Veton Elshani. 

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zvecan, respektivisht Zherovnic është dëgju një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktu nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie”- tha Elshani për KALLXO.com. 

Ai tregoi se nga ky shpërthim janë evidentuar disa Ddëme të vogla materiale dhe se nuk ka ndonjë person të lënduar. 

Pas këtij rasti njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e trajtuar rastin.