Foto, Ilustrim

Kontrabandë me emigrantë, arrestohet në Gjakovë një shtetas i Shqipërisë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar më 24.04.2024 në Gjakovë, pasi në automjetin e tij janë gjetur gjashtë të huaj pa dokumente identifikimi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa ndaj emigrantëve, Policia raporton se është zbatuar procedura e zakonshme.