ARKIV
Jeta në Kosovë interviston Armend Malazogun
Si pjesë e edicionit special, me njerëz të cilët janë shembull se si mund të punohet e të arrihen suksese në Kosovë, përkundër të gjitha vështirësive që mund të jenë, këtë të enjte “Jeta në Kosovë” prezanton punën e Armend Malazogut.
Pse Armend Malazogu e kanë lënë punën me kompjuterë për t’u marrë me bujqësi?
A mund të mbijetohet duke punuar tokën bujqësore në Kosovë?
Çfarë kualiteti janë prodhimet e tij?
Debati pasohet me pyetjet nga publiku, shumica nga ta studentë.
BIRN-i gjithashtu transmeton reportazhin e gazetarit Alban Selimi, i cili tregon se cilat janë problemet e vreshtarëve në Rahovec. A ka fitim nga prodhimi i rrushit? Pse po ankohen vreshtarët vendas? Çfarë thonë në Qeveri, e çfarë në Shoqatën e Vreshtarëve?
“Jeta në Kosovë”, çdo te enjte nga ora 20:20, dhe repriza të premten, në mesditë.