Dhuna në familje, Haxhiu paralajmëron rishikim të Kodit Penal

Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se Ministria e Drejtësisë të cilën ajo e udhëheq do të rishikojë edhe një herë Kodin Penal për të gjitha rastet e dhunës në familje.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 18.04.2024, ajo tha se duhen bërë hapa të domosdoshëm për të ndërtuar një shoqëri më të fortë për të gjithë qytetarët.

Haxhiu deklaroi se bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), do të bëhet edhe ndryshimi i rregullimit për armëbajtjet pa leje.

“Për shkak të shkallës së ultë ndëshkimore dhe mosveprimit të sistemit prokurorial në raport me personat e dyshuar për armëmbajtje pa leje, neve na duhet që të rishikojmë këtë dispozita në mënyrë që te pamundesojmë që prokurorët t’i neglizhojnë këto raste. Në dy rastet e fundit ka pas armëmbajtje pa leje” – tha Haxhiu.

Ajo paralajmëroi edhe rritjen e numrit të mbrojtësve të viktimave të dhunës në familje. Sipas Haxhiut, numri i tyre aktualisht në tërë Kosovën është 22.

Qyteti i Pejës ishte tronditur të marten me 16.04.2024, nga vrasja e një gruaje, nga i dyshuari- burri i saj, i cili është arrestuar nga Policia. Krimi dyshohet se u krye në banesën e çiftit në Pejë.

Gruaja që mbeti e vrarë në qytetin e Pejës, Gjyljeta Ukella, ishte e angazhuar si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

Ndërsa të premten, më 12.04.2024 një 36 vjeçar, Valon Aliu, vrau ish bashkëshorten e tij, Erona Cokli, 21- vjeçare, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Dy gra vriten brenda pesë ditësh në Kosovë