“Jeta në Kosovë” Me Ministrin Çollaku dhe Shqiptarët në Ukrainë

Sonte “Jeta në Kosovë” interviston ministrin e Integrimit Evropian Bekim Çollaku.

Çfarë thotë ministri Çollaku për largimin e kosovarëve në shtetet e Bashkimit Evropian? A është alarmante situata sipas tij?  Kur do të kemi liberalizim, e kur Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit sipas ministrit Çollaku? Çka po ndodh me projektligjin për përgjimin e komunikimeve elektronike?

A po vendosen me këtë projektligj bazat e një shteti policor ku të gjithë mund të përgjohen edhe pa lejen e gjykatës? Cilat janë premtimet e ministrit për vitin 2015 në procesin e integrimin evropian. 

Gjithashtu “Jeta në Kosovë” sjell rrëfimin ekskluziv të shqiptarëve në Ukrainë të cilët ekipi ynë ka shkuar t’i vizitojë. Si është të jesh shqiptar në Ukrainë mes dy zjarreve, forcave pro-ruse dhe shtetit ukrainas? Çfarë thonë albanologët? A po arrijnë këta shqiptarë të Ukrainës të ruajnë identitetin e tyre?

Jeta në Kosovë, transmetohet çdo të enjte në orën 20:20 dhe repriza jepet të premten në mesditë.