Ana Mediale e Dialogut Kosovë-Serbi

Mysafirët e ftuar sonte ne orën 20:00 në Jeta në Kosove e diskutojnë punën e raportimit te procesit të dialogut Kosovë-Serbi nëpër mediet e këtyre dy vendeve.

A ka ndryshuar diçka në mënyrën se si mediet e perceptojnë “anën tjetër?” Sa është e lehtë të marrin informata gazetarët shqiptarë në Serbi, e sa ata serbë në Kosovë? 

Për këto dhe gjëra tjera do të zhvillohet debat në një panel të përbërë nga gazetarë serbë dhe shqiptarë, dy prej të cilëve raportues nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. 

Në emision do të flitet edhe për sfidat e raportimit të medieve në Serbi dhe Kosovë, ndërsa do të tentohet t’i jepet përgjigje edhe pyetjes:

Çka duhet të bëhet për ta verifikuar të vërtetën kur zyrtarët në Prishtinë e ata në Beograd japin deklarata te kundërta lidhur me ndonjë marrëveshje të arritur ne Bruksel?

 

Mysafirë janë:
Andrija Igic, reporter i RTS-it në Kosovë;
Fahri Musliu, ish-reporter i RTK-së në Beograd;
Ivan Angelovski, gazetar hulumtues i emisionit “Insajder” të B92-it në Serbi;
Jeta Xharra, gazetare e BIRN-it në Kosovë.